Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet dhe për përsëritje të tyre në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa për qarkun e Korçës.
Ndërsa për qarkun Elbasan, KAS deklaroi se: “ Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit”./albeu.com