Begaj në Vaun e Dejës: Bizneset familjare po shndërrohen në sipërmarrje

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku takoi edhe disa sipërmarrës që kanë vendosur t’i investojnë të ardhurat e tyre në këtë bashki.

Presidenti vlerësoi se modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha, falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone.

“Në Bashkinë e Vaut të Dejës ku modelet e biznesit familjar po shndërrohen në sipërmarrje të mëdha falë rikthimit nga emigracioni të banorëve të kësaj zone. Shqipëria ka nevojë dhe i ka mundësitë sot, që të investohet këtu!”


Shtuar 27.10.2023 17:08