“Të shpërndahemi në mbarë vendin”, Berisha: Opozita nuk do ndalet kurrë, kjo situatë kërkon përgjigje

Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë. Gjatë fjalës së tij, ai tha se opozitës po i shkelen të drejtat dhe se kurrë ndonjëherë, nuk ka ekzistuar një opozitë parlamentare e bllokuar si ajo e Shqipërisë.

Më tej, ish-kryeministri bëri thirrje për takime me bazën dhe njoftoi se “qëndresa parlamentare” do të vijojë.

Berisha: Mesazhi im është të bëjmë gjithçka, të shpërndahemi në mbarë vendin, në një emergjencë…ky nuk ndalet në procesin e asgjësimit të opozitës. Por edhe opozita nuk do ndalet kurrë, në të gjitha format për të mbrojtur demokracinë dhe interesin kombëtar. Nuk ndodh në asnjë vend në botë që të përdoret një Samit kundër gjysmës tjetër të Kombit (Kosovës). Nuk ka kurrë tradhtarë të tillë që i lejojnë vetes qëllime të tilla si Edi Rama. Ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo situatë kërkon përgjigje. Ndaj dhe ne të shpërndahemi në bazën tonë, duhet të fillojmë betejën. Parlamentarët e kanë filluar betejën, do qëndrojnë aty. Kurse PD do qëndrojë derisa shqiptarët të votojnë të lirë./Albeu.com

 


Shtuar 25.10.2023 13:06