Vendimi i GJKKO, Berisha bën lëvizjen surprizë

Pavarësisht hetimit të nisur nga SPAK dhe masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim të pasaportës nga GJKKO për çështjen e ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka vendosur të mos heqë dorë nga aksioni politik opozitar.

Ditën e nesërme, (e mërkurën 25 Tetor), në orën 12:00 është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku thuhet se do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike. Ende nuk dihet nëse do ketë diskutime mbi akuzat nga SPAK ndaj Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërsa, ditën e premten, Berisha do mbledhë Këshillin Kombëar për të diskutuar situatën politikë dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Kujtojmë se më herët Berisha paralajmëroi se po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit tek protestat. Ai tha se gjithçka është mbi tryezë ndërsa “Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD”

Njoftimi për mbledhjen e Kryesisë:

Të nderuar miq,

Neser diten e Merkure  ora 12.00 ne ambjentet e selise PD do te zhvillohet mbledhja e Kryesise PD me rend dite:

1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike

2-Te ndryshme …

Ju faleminderit…

Ndërsa pas Kryesisë, Berisha pritet të mbledhë ditën e premte me 27 Tetor Këshillin Kombëtar me qëllim diskutimin për situatën politike në vend dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt. 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim.

Ju përshëndes!

Këshilli Kombëtar i Berishës


Shtuar 24.10.2023 16:02