“4651 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, që prej 7 tetorit”, kështu bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 266 palestinezë, duke përfshirë 117 fëmijë.
Sipas medias AFP, janë trupat e 12 fëmijëve dhe 2 foshnjave. Në një foto edhe më prekesë duket një burrë i cili duke qarë mban në duar trupin e një fëmije.
Nuk dihet ende se si, kur dhe ku kanë vdekur njerëzit në foto. Spitali ndodhet në qytetin e vogël Deir Al Balah, i cili është goditur nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar.
Qyteti është jashtë zonës veriore të evakuimit të Gazës që Izraeli u ka thënë civilëve të largohen dhe të ikin në jug – ai vazhdon të bombardojë Gazën qendrore dhe jugore.