38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.
Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar më herët formularin për deklarimin e pasurisë.
Edison Begaj rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Kujtojmë se 38-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ku edhe mbeti i plagosur në këmbë.
Begaj ndodhet në spital , ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 38-vjeçarit.