Vazhdojnë diskutimet për lirimin e pengjeve të tjera nga Gaza, ka thënë një burim pranë negociatave, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas burimit, lirimi i dy pengjeve amerikane nga Gaza të premten ishte “hapi i parë” dhe diskutimet “po vazhdojnë për më shumë lirime”.
Ndërkohë, Hamasi ka thënë se po punon me “ndërmjetësuesit” për të rënë dakord për lirimin e pengjeve “nëse kushtet e sigurisë janë të disponueshme”.
Në lidhje me lirimin e pengjeve amerikane, nëna dhe vajza Judith dhe Natalie Raanan, Hamasi tha:
“Në kuadrin e angazhimit tonë ndaj të gjithë ndërmjetësve, veçanërisht vëllezërve tanë në Egjipt, Katar dhe vende të tjera miqësore, një grua dhe vajza e saj amerikane u dorëzuan sot në Gaza, në bashkëpunim me shtetin simotër të Katarit”.