Deklaroi se do bëjë namin, Shqipja e Përputhen futet në Big Brother VIP Kosova me veshje tradicionale

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” është futur sonte në “Big Brother VIP Kosova 2”. Shqipja mori vëmendjen me hyrjen e saj në shtëpi e veshur me kostum popullor.

Muaj më parë, kur ndjekësit e pyesnin nëse do futej në Big Brother VIP, Shqipja deklaronte se asokohe nuk i kishte ardhur ftesë pasi kishin frikë se ajo do ja digjte klikimet, duke nënkuptuar se do bënte namin.

Të lidhura

None found

“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i Shqipërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruante Shqipja.


Shtuar 20.10.2023 23:00