Moti ka nisur të “thyhet” tashmë dhe dimri po vjen më në fund. Oavarësisht dyditëve të fundit, temperaturat pritet të bien gjatë periudhës në vijim.gjithçka do të nisë nga fudjava ku pritet që të ketë reshje shiu thuajse në të gjithë territorin e vendit, shoqëruar edhe me ulje temperaturash.
Reshjet më të dendura priten në pjesën veri-perëndimore të vendit si edhe në jug-perëndim për shkak të masave ajrore që vijnë nga Adriatiku dhe Joni.
Ndiqni LIVE motin
Kjo do të ndodhë edhe për shkak të dy zonave me shi të dendur që do të krijohen në det gjatë ditës së dielë, të cilat do të shkarkohen gjatë pasdites në territorin e Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme vendi është karakterizuar nga erëra të forta, sidomos në Vlorë dhe zonat përreth duke bërë që të anulohet lundrimi i mjeteve të vogla. /albeu.com