Në fillim botox duket mirë, por mund të përfundosh si Whitney (FOTO LAJM)

Whitney Buha, banore e Çikagos kishte marrë injeksione botox-i për tre vite rradhazi dhe nuk kishte hasur asnjë problem. Ajo i nisi ato kur filluan t’i shfaqeshin rrudha afër syve dhe mendonte se do i bënte mirë që të ruante një fytyrë rinore.

Fillimisht, ajo u mahnit nga rezultatet e mira që mori dhe ju duk sikur kishte “hequr” disa vite nga fytyra e saj, çka e shtyu që ta bënte dhe disa herë të tjera.

Megjithatë, pak ditë pas ndërhyrjes së fundit ajo u zgjua dhe ju duk sikur i rëndonte njëri zonë e syrit. Kur shkoi para pasqyrës ajo kishte vënë re një zhvendosje të madhe në të gjithë zonën e syrit. E alarmuar, ajo telefonoi menjëherë qendrën ku kishte bërë Botox-in dhe specialisti që e kishte injektuar e referoi tek dikush tjetër, sepse nuk dinte sesi mund të shmangej kjo që po ndodhte.

Përgjatë konsultimeve të Buha-s me mjelët të tjerë, ajo u diagnostikua me “ptosis”, një kondicion mjekësor që paralizon muskujt rreth syve, që mund të shkaktohet nga mosha, nga shqetësimet nervore, por mesa duket edhe nga Botox-i. Mjekët i rekomanduan një medikament për sytë dhe… të tjera ndërhyrje me Botox.

“Fillimisht isha hezituese kur me thanë të bëj edhe një botox tjetër, por duke parë gjendjen e fytyrës sime, nuk m’u duk se kisha ndonjë zgjidhje tjetër, kështu që pranova”- thotë Buha.

Çfarë do të ndodhë me të, mbetet ende një mister që padyshim do të dokumentohet në blogun e saj në Instagram, por sipas specialistëve të kontaktuar nga “Today” dëmi i Botox është vetëm i përkohshëm dhe pas ndërhyrjes së mjekëve dhe pikave që ajo merr për sytë, pritet që brenda 6 javësh të rikthehet në normalitet.


Shtuar 29.05.2021 21:32