Ndodh në Tiranë! Nëna vesh djalin me rroba vajzash e i rrit flokët që t’a largojë nga babai

Merr fund saga e zhdukjes prej dy vitesh së Mirela dhe Bledi Zefi. Këtë të premte policia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë me të miturin në banesën e tyre në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh.

“Pa Gjurmë” ka zbuluar se 9-vjecari humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.

Për të fshehur të miturin nga babai i tij, ajo i kishte lënë flokë të gjata dhe e vishte me rroba vajzash për ta larguar nga i ati. Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019 dhe u kthe në Shqipëri, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit.

Ky i fundit vuri alarmin pasi prej 3 vitesh, sipas tij gjendja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe kishte frikë për jetën e të birit.


Shtuar 29.05.2021 21:37