Ish-kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ka reaguar disa herë lidhur me akuzat ndaj tij, përmes Facebook-ut.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, vendndodhja e Ahmetajt nuk dihet akoma.
Prokuroria e Posaçme i ka nisur letër-porosi zyrave qendrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.
Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%./Albeu.com