Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pla të hasit, pasi një 31-vjecar dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu.
Kanë qnë familjarët ata që e kanë gjetur 31-vjeçari të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Njoftimi:
Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi, 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.