Autobusi me pasagjerë përmbyset në rrugë, 4 të vdekur dhe 32 të lënduar

Në Turqi, 4 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transporton pasagjerë u përmbys në anë të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në zonën Yazyurdu të autostradës Pinarbaşı-Gürün.

Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve, policisë dhe xhandarmërisë.

Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar. Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalet përreth. Hetimet e ekipeve në vendngjarje vazhdojnë.


Shtuar 15.10.2023 09:56