Pas gjithë zhurmës së filmit, premierës e tapetit të kuq, së fundmi në rrjet po qarkullon një audio e Luizit me një person që nuk i dihet identiteti.
Nga toni i zërit, Luizi duket i vënë në siklet, e shkak janë bërë biletat e premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Teksa i jep sqarime personit në fjalë se siguroi dy bileta për Kiarën dhe një shoqe të saj për të qëndruar bashkë në vendet e para, por duket se personit nga ana tjetër i ka ngelur ‘hatri’ që këngëtari nuk siguroi një biletë për të.
Megjithatë ky i fundit është shprehur se këtu ka një keqkuptim, pasi biletat nga ana e tij nuk janë kursyer por se nuk merrej ai me shpërndarjen e tyre dhe nëse do të kishte mundësi do ua kishte dhënë atyre që i kërkonin. Në fund të audios Luizi shprehet i penduar për story-n që nxiti gjithë këtë diskutim nga ana e tij, e për çfarë, për disa bileta që siç tregon ai kishte çmimin ’10 mijë lekë’.