Këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në muajin e shtatë ndërsa po pret një vajzë.
Gigliola ka dhënë edhe një intervistë për Class ku është shprehur:
“Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti,- u shpreh ajo duke zbuluar edhe pamjen e parë me barkun e rrumbullakosur.
Para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Amos Zaharia u bë kryefjalë e mediave për ndarjen nga Gigliola Haveriku me të cilën jetoi një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.
Edhe ata kanë lënë të kuptohet se kanë pasur një ndarje paqësore dhe me konsensus, veprimet e këngëtares nuk kanë kaluar pa vëmendje. Muaj më parë gjatë një interviste ajo pranoi se ishte e vështirë ta gjente veten beqare pas 6 vitesh por u shpreh se e gjitha ndodhi si një proces. Gigliola deklaroi se gëzon ende respekt dhe dashuri për aktorin.