Aksident në Divjakë, makina përfundon në kanalin vaditës, lëndohet drejtuesi

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Divjakë.

Një automjet tip “Fiat panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit- Divjakë në vendin e quajtur pishat e Babunjës.

Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin të dilte nga mjeti, gjendja e tij nuk është e rëndë.

Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske por me shumë kthesa.

Rreth një vit më parë një i ri humbi jetën kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 29.09.2023 17:31