Gjashtë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Spanjë, pasi u kapen në një anije peshkimi pa flamur, në ujërat pranë Cape Verde në Afrikë, me 1000 kilogramë kokainë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se mes gjashtë personave që ndodheshin në ekuipazh, dy prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa katër të tjerë me kombësi Guajane.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA (Drug Enforcement Administration) dhe Marinën Spanjolle.
Agjentët vunë re se anija, e quajtur ‘Mathieu’ dhe e regjistruar në portin e Georgetoën, po lundronte pa flamur. Prej këtu, autoriteteve të Guajanës iu kërkua të konfirmonin regjistrimin e kësaj anijeje në vendin e tyre dhe të autorizonin transferimin e saj në portin më të afërt spanjoll
Gjatë ndërhyrjes, agjentët gjetën dhe sekuestruan në kuvertën e prapme të anijes 40 pako nga ato që zakonisht përdoreshin për transportin e hidroklorurit të kokainës.