Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv.
Ndonëse nuk ka patur një reagim të drejtpërdrejtë nga asnjëri prej tyre, moderatorja ka bërë se fundmi disa postime të pazakonta për profilin e saj në Instagram.
Fillimisht ajo ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit:
“I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori.
Prapë do të shajnë, patjetër,
pa sharë nuk mbetet njeri …!
E hodhën floririn – e tretën,
në llum, në llagëmin e zi.
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur Flori …”, janë vargjet që ka zgjedhur Ola Bruko të shpërndaj pikërisht në këto ditë.
Ndërkohë në një tjetër postim, krah një foto të saj të vjetër, moderatorja shkruan se populli shqiptar kërkon bekimin e Papës:
“Papa do ishte mire te na vizitonte edhe njehere e te na bekonte si popull?
Paqe, qetesi, dashuri dhe jo urrejtje paçi ne shpirtrat tuaj. Jeta eshte e shkurter, iken e nuk vjen me!
Zoti qofte edhe me ju. Amin”
Kujtojmë se rreth një vit me parë, AlbEu.com foli i pari për ndarjen e Ola Brukos me bashkëshortin. Mungesa e tij në jetën e përditshme të spikeres ishte një detaj i cili nuk mund të kalohej pa u vënë rë, të paktën për ndjekësit besnik të saj.
Ish-bashkëshorti i Ola Brukos është Andi Papaproko, babi i dy fëmijëve të saj./albeu.com/