Plagosi policin në Tiranë, Vocaj apel qytetarëve: Bëni kujdes! Autori është i armatosur dhe ka probleme me depresionin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje të reja sa i përket plagsjes së efektivit Edlir Alleshi në Tiranë, nga ana e 42-vjeçarit Klerent Bozhanaj.

Në një komunikim për mediat Vocaj tha se autori i plagosjes ëhstë i armatosur dhe ka probleme të theksuara me depresionin.

Ai theksoi se  autori ka qenë emigrant në Itali dhe në muajin gusht është kthyer në Shqipëri.

Vocaj u shpreh se janë duke komunikuar me familjaret me qëllim që autori të dorëzohet.

Ndërkohë drejtori i policisë Tiranë bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion  për kapjen e tij.

Ka një dëmtim me armë zjarri. Policia dhe RENEA janë mobilizuar për kapjen e autorit i cili quhet  Klerent Bozhanaj i datëlindjes 1981. Ky person është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Vazhdojnë veprimet e policisë. Po komandojmë me familjarët. Policia vendos shumën 20 mijë euro për informacion të vlefshme që çon në kapjen e autorit. Ne nuk kemi shumë të dhëna për momentin. Dime që ky person ka qenë emigrant në Itali është kthyer në gusht në Shqipëri. Nga hetimet e deritanishme është evidentuar fakti që ka shenja depresive dhe nuk kemi të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminale”, u shpreh Vocaj.

 


Shtuar 20.09.2023 21:24