“Pikant si Edi Rama” dhe “Ndryshim” për PD, njihuni me koktejin e kryeministrit e Berishës (VIDEO)

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Jurgen Haka, baristi i talentuar shqiptar që prej vitesh ushtron këtë profesion në Itali.

Shumë i njohur dhe i komentuar në tiktok, Jurgeni tregoi se ka thyer rekorde në përgatitjen e koktejleve brenda një nate, duke kapur edhe shifrën e 600 të tillëve.

Gjatë intervistës ai zbuloi pse kishte emërtuar disa koktejle me emrat e artistëve të njohur si Noizy, Ermal Meta e Getinjo, ndërsa përgatiti live tre përzierje të veçanta.

E para shkoi për Bietën, me përbërës të thjeshtë e të freskët. Koktejli i dytë mbante emrin “Ndryshim” dhe ishte në ngjyrë blu posaçërisht për Berishën, ndërsa koktejli për kryeministrin përmbante ndër të tjera një sasi të madhe të piperit pikant.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 27.05.2021 21:40