Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi mbrëmjen e djeshme nxjerrjen në shitje të biletave për ndeshjen e rëndësishme që Shqipëria e luan kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
FSHS-ja njoftoi se biletat mund të merreshin vetëm online, ndërsa kërkesat për ta përcjellë këtë ndeshje kanë qenë të shumta.
Të lidhura
None found
Biletat janë shitur në kohë rekord, dhe mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare të FSHF biletat janë “sold out”.

Dueli mes Shqipërisë dhe Çekisë, zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit E kualifikues.
Shqipëria i prin këtij grupi dhe deri në fund të ciklit eliminator i ka edhe tri ndeshje.
Megjithatë, më e rëndësishmja vlerësohet me Çekinë, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqipëria.
Kuqezinjtë kanë tubuar 10 pikë pas pesë ndeshjeve, dy më shumë se Çekia. Pas duelit me Çekinë, Shqipëria dy ndeshjet e fundit eliminatore, do t’i luajë në muajin nëntor – me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
