Basha reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit, Berisha bën ironi: Ka eksperiencë me rusët ai

Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili mori detyrën e reporterit për konfiskimin e aseteve ruse nga Këshilli i Europës.

Berisha, duke qeshur u shpreh: “Ka eksperiencë me rusët ai.”

Kujtojmë se Basha u emërua reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votoi të martën (12 shtator) me unanimitet për të emëruar Bashën në këtë pozicion.

Më herët Basha kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Europës, që bënte thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.


Shtuar 13.09.2023 15:06