Sherr në stadium! Tifozët polakë dhunojnë tifozërinë shqiptare! Ndërhyn policia (VIDEO)

Pamje të paprecedenta vijnë nga stadiumi i mbushur me tifozë i “Air Albania”.

Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Pavarësisht masave të rrepeta, tifozët polakë filluan të thyenin stolat e stadiumit duke goditur tifozët shqiptarë.

Momenti i tensionuar zgjati për disa minuta, pasi tifozët shqiptarë ia kthyen stolat pas.

Në përplasje nuk kanë munguar as shkopinjtë e gomës.

/Albeu.com


Shtuar 10.09.2023 20:39

Tags: ,