Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën mesditën e sotme në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik.
Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Në aksident u përfshin një “Smart” dhe një “Ford”, ku si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.