10 vite pasi ka rënë në koma, miku i Schumacher jep lajmin e trishtë

Kanë kaluar tashme dhjetë vjet që kur Michael Schumacher pësoi lëndime të rrezikshme që kanë mundur t’i kushtonin me jetën në një aksident skijimi dhe informacioni i fundit mbi pilotin më të madh të Formula 1 të të gjitha kohërave nuk është premtues.

Miku i ngushtë, Roger Benoit ka thënë se “rasti i Schumacher është i pashpresë”, sipas Daily Mail, duke cituar intervistën e Benoit këtë javë me gazetën zvicerane Blick. Në intervistën e sipërpërmendur, kur u pyet për informacione specifike për gjendjen e Schumacher, Benoit bëri një deklaratë rrëqethëse që trishtoi të gjithë fansat e tij.

“Ka vetëm një përgjigje për këtë pyetje, dhe kjo është ajo që tha djali i tij Mick në një nga intervistat e tij të rralla, kur tha ‘do të jepja gjithçka për të folur me babin’. Kjo fjali tregon gjithçka se si është tashmë babai i tij në më shumë se 3500 ditë. Është një rast i pashpresë”, ka thënë Benoit, miku dhe gazetari i Schumacher që e ka ndjekur Formula 1 për disa vite.

Kujtojmë se shtatë herë kampioni i botës u rrëzua më 29 dhjetor 2013 teksa po bënte ski në Alpet franceze, duke goditur kokën në një shkëmb. Edhe pse mbante një helmetë skijimi, ai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u dërgua në një spital në Grenoble ku iu nënshtrua operacioneve dhe u vendos në koma.


Shtuar 8.09.2023 16:27