Hoxha i dha lirinë pas vrasjes së komisarit, prokuroria kërkon arrestimin e Genc Tafilit

Prokuroria ka këruar arrestimin e Genc Tafilit, i cili rezulton i liruar me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Genc Tafili, është vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale u lirua më 7 nëntor të 2017.

Genc Tafili është me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.

Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha është nën hetim nga SPAK për korrupsion.


Shtuar 27.05.2021 13:54