Përfshihet nga flakët banesa 3 katëshe në Shëngjin

Një banesë 3 katëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shëngjin.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, teksa paraprakisht nuk raportohet për të lënduar përveçse dëme materiale

Ndërkohë policia dhe forcat Zjarrëfikëse kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të vënë në kontroll flakët.

Njoftimi i Plotë

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2021, rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 27.05.2021 14:00