Romelu Lukaku është i Romës, merr fund saga e gjatë e “vuajtjeve” të belgut

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku është shumë pranë Romës.

30-vjeçari e ka konfirmuar personalisht se do të udhëtojë drejt Romës të dielën për të hedhur firmën në kontratë.

Pas një vere të gjatë dhe shumë të komplikuar ku fillimisht u kërkua nga Interi e më pas u lakua te Juventusi, sulmuesi i Chelseat u jep fund dilemave dhe do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho./Albeu.com


Shtuar 26.08.2023 16:04