Mali i Shpiragut është përfshirë nga një zjarr i madh mbrëmjen e djeshme.
Shkak i zjarrit dyshohet se është një shkarkesë elektrike.
Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët janë përhapur me vështirësi.
Për shkak të terrenit të vështirë, mbrëmjen e djeshme forcat zjarrfikëse marshuan drejt vendit në ngjarjes në këmbë.
Sakaq ditën e sotme kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikësit e Dimalit, teksa pritet edhe ndihma nga reparti i Poshnjes dhe helikopterë nga ajri.
Kujtojmë që dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ndau lajmin e madh me shqiptarët, se në Malin e Shpiragut, është gjetur një burim i madh nafte, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar më vonë nga ekspertët se sa mund të jetë sasia e gjetur. /AlbEu.com/