Nëse nuk keni qenë sëmurë gjatë verës dhe doni një pushim, kjo është pikërisht dita.
Data 24 gusht është dita kur punonjësit në SHBA dhe vendet e tjera Perëndimore kërkojnë më së shumti leje nga puna për shkaqe shëndetësore. Nuk ka ndonjë shpjegim të vërtetuar për këtë fakt, por statistikat janë kokëforta dhe konfirmojnë se pikërisht në këtë datë, e-mailet dhe telefonat e shefave mbushen me kërkesa për pushim nga punonjësit.
Studiuesit i lidhin këto kërkesa të shumta për pushim në 24 gusht me periudhën kur mbarojnë lejet dhe punonjësit janë ende nën atmosferën e tyre, raporton AlbEu.com.
Bloomberg raporton po ashtu se një datë tjetër e ngjashme është 13-14 shkurti që përkon me super Boëling në SHBA apo Shën Valentinin.
Të dhënat statistikore u përpunuan nga kompania Flamingo, e cila ndihmon kompanitë perëndimore të menaxhojnë kërkesat për pushim nga punonjësit e tyre. Nga këqyrja e databazës rezultoi pikërisht se në 24 gusht ishte kulmi i kërkesave. /albeu.com