Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, është bërë viral me një nga intervistat e tij. Artisti nga Kosova u përball me një pyetësor në emisionin “Fol shqip”. Ai është testuar se sa i di mirë fjalët shqipe dhe përgjigjet e tij kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë.
Ardiani mendon se shalqiri është mish, ndërsa luleshtrydhja një lule që shtrydhet.
Mesa duket këtë intervistë, ai e kaloi me shumë sportivitet.
@dajasabalule #viralvideo #fy #viral #fypシ #viraltiktok #viralvideo #viral ♬ Originalton – Daja Saba Lul
Kujtojmë se së fundmi Ardiani është martuar në fshehtësi të plotë. Edhe pse ka vendosur që të mos tregojë asgjë rreth partneres apo ceremonisë, lajmi u bë menjëherë publik. Gjithsesi, ne jemi në pritje të fotove nga dasma./Albeu.com/