32-vjeçari bën për spital të moshuarin në Dibër

Një 32-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Dibrës.

Ai akuzohet se ka goditur me sende të forta një 61-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime trupore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 32 vjeç, banues në Dibër. 32-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin Sh.Sh., 61 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 19.08.2023 15:37