Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku një grua e moshuar është dhunuar nga një i afërm i saj.
82-vjeçarja Azbie Resulaj ka përfunduar në spital, pasi sipas burimeve ajo është goditur nga vëllai i nuses së djalit.
Sipas të dhënave paraprake e moshuara ka pësuar trauma në disa pjesë të trupit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet apo motivi i autorit për veprimin.