Policia finlandeze ka arrestuar një burrë dhe arsyen nuk do ta besoni. Ai vendosi dinamit në makinën e shokut të tij.
I arrestuari, detajet e të cilit nuk janë bërë të ditura, vendosi 12 kg dinamit në dy makina që i përkisnin një burri tjetër.
Siç konfirmoi policia, dy personat jo vetëm njiheshin, por janë edhe miq.
Kur u arrestua, ai e pranoi aktin e tij, port ha se ishte një shaka që donte të bënte me shokun e tij.
“Sipas fjalëve të tij e ka bërë për qejf ”, tha përfaqësuesi i policisë.
Megjithatë, pronari i makinave me siguri nuk është zbavitur kur zbuloi dinamitin pasi lajmëroi menjëherë policinë.
“Përveç dinamitit, në dy makina u gjetën detonatorë ”, shtoi zëdhënësi i policisëë.
Për të neutralizuar eksplozivët, u zhvillua një operacion i tërë nga policia, e cila evakuoi ndërtesat dhe shtëpitë aty pranë për të shmangur dëmtimet e mundshme.
Megjithatë policia ka përjashtuar mundësinë që ky të jetë një sulm terrorist./Albeu.com/