E kritikoi pse ecën me motor në rrugën e këmbësorëve, i riu qëllon për vdekje me grushta 50-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Selanikut një ditë më parë, ku një 50-vjeçar ka ëhstë qëlluar barbarisht me grushta nga një 27-vjeçar që punonte si shpërndarës mallrash me motor.

Mediat helene shkruajnë se shkak i zënkës mes tyre u bë një kritikë që 50-vjeçari i bëri të riut, pasi ky i fundit u fut dyke ecur me motor në rrugën e këmbësorëve, raporton AlbEu.com.

27-vjeçari i cili punnte si shpërndarës mallrash nuk e ka pritur mirë kritikën, dhe ka ndaluar motoron duke qëlluar barbarisht me grushta 50-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja në tokë.

50-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por sot ai ndërroi jetë pasi nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të goditjeve të marra.

I riu është arrestuar dhe tashmë po merret në pyetje nga prokurorët. /AlbEu.com/

 


Shtuar 8.08.2023 16:21