Një 29-vjeër ka aksidentuar një fëmijë 6 vjeç në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com