Janë lënë në burg nga gjykata tre nga ushtarakët përgjegjës për zonën ku u gjet parcelë me kanabis në repartin e Zall Herrit.
Masa arrest me burg është dhënë ndaj Gramoz Mullai, Rustem Koçit dhe Gentian Zhurdës.
125 bimë u zbuluan në reparin ushtarak në Zall Herr teksa në pranga ranë:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
Policia bëri me dije më parë se lënda narkotike e mbjellë brenda në repart u evidentua me anë të dronëve kontrollues.
Gjithashtu thuhet se lënda narkotike në repartin ushtarak në fjalë kishte 2 muaj që ishte mbjellë.