Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të vendit të quajtur ‘Qafa e Koshovicës’ në aksin Fier- Levan.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërkohë që si pasojë e përplasjes njeri prej mjeteve, ka përfunduar ne kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.
Përplasja e fortë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në një aks me frekuentim të madhe gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, si një ndër rrugët që lidh Fierin me Levanin e më pas me autostradën drejt jugut.