Gjendet e vdekur një grua në kufirin me Serbinë, ishte zhdukur prej ditësh

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se gruaja që është raportuar e zhdukur disa ditë më parë, është gjetur e vdekur në brezin kufitar me Serbinë.

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë pun të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftim.