Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.2 në Kavajë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetërën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.
Një mjet tip “Benz” me drejtues K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip “Benz” me drejtues F.S.
Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com/