Pa dyshim që mbrëmë ishte një natë shumë e bukur dhe e gëzueshme për të gjithë juventinët.
Pas një sezoni që edhe pse u mbyll me dy trofe dukej se gjërat nuk po shkonin mirë prej kohësh.
Mes kritikave për Pirlo-n dhe skuadrën, në lojë ishte edhe objektivi minimal i sezonit. Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Kualifikim i arritur javën e fundit, falë edhe një ndihme nga Faraoni. Pikërisht ky i fundit mbrëmë na bëri një nder të madh.
Goli i Davide Faraoni në Napoli-Verona i bëri të gjithë tifozët e Juves të gëzohen, dhe mes tyre është sigurisht edhe Davide Elias, një nga tre djemtë e mesfushorit të ekipi verdheblu dhe gruas së tij Daniela.
Djali në fakt është një mbështetës i pasionuar i Zonjës së Vjetër, dhe në veçanti i Cristiano Ronaldo-s, siç mund të shihet nga disa postime që e portretizojnë atë, të nxjerrë nga profili i nënës së tij në Instagram.
Në fotot e shkrepura, Davide Elias madje pozon pranë portugezit dhe Paulo Dybala-s në fund të ndeshjeve mes Verona-s dhe Juve-s, dhe për ditëlindjen e tij të fundit ai kërkoi një festë me tematike e gjitha në të zezë dhe të bardhë!