Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katrori”, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar në këmbë me thikë presës një 15-vjeçar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Albeu.com.