Është shtyrë për nesër vendimi për heqjen ose jo të imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Këshilli i mandateve ka pranuar kërkesën e bërë nga avokatët e Arben Ahmetajt të cilët kanë kërkaur shtyrje të mbledhjes në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve e cila zgjati 4 orë se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri.
Kujtojmë që ditën e sotme Këshilli i Mandateve u mblodh për të hequr ose jo imunitetin e Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK, i cili kërkon arrestimin e ish-zv.kryeministrit pasi e akuzon për 3 vepra penale, si korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Këshilli i Mandateve do të mblidhet sërish ditën e nesërme po në orën 16:00.