Ditën e sotme, një aprtament në Pazarin e Gjirokastrës është shkrumbuar nga flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe shkak dyshohet se është bërë një problem e në linjën e energjisë elektrike.
Fillimisht ka marrë flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët./Albeu.com.