Pas mesnate është djegur hapësira ku mbahej arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë, në Maqedoninë e Veriut.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se zjarri është lokalizuar por që në terren ka ende ekipe të zjarrfikësve, raporton Shenja.
“Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar nga ora 01:35 në objektin e djegur në bodrum të objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Kumanovë, ku gjendet arkivi i Gjykatës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është i lokalizuar, por ekipi i zjarrfikësve në Kumanovë është ende në terren”, thonë nga QMK.