Një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh e mbjellë grurë është përfshirë nga flakët në fshatin Topojë të Fierit pasditen e sotme.
Mësohet se mjetet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tij.
Nuk dihet nëse shkak kanë qenë temperaturat e larta apo zjarri ka qenë i qëllimshëm./Albeu.com.