Gentian Bejtjas i vranë kunatin dhe i plagosën 2 djemtë e mitur, njëri në gjendje të rëndë. Shoqërohen në polici 3 persona

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me atentatin mafioz ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushkë në Krujë. Mësohet se i plagosur nga breshëria e të shtënave ka mbetur edhe djali tjetër i Gentianit, 10 vjeç.

Për fat të mirë 10-vjeçari kishte marrë lëndime të lehta. Por djali tjetër i Gentianit, Alvi Bejtja, 13 vjeç është në gjendje të rënduar shëndetëosre.

I mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramzan Sino.

Gjithashtu policia njofton se ka  ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe janë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Gentianit dhe familjarëve të tij iu bë pritë rreth orës 00:15 dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së 42-vjeçarit, është qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë, shkruan albeu.com. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen”, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, makina është djegur totalisht, teksa brenda saj janë gjetur 3 armë zjarri tip kallashnikovë. Por në zonë nuk ka kamera sigurie pasi janë hequr në kuadër të operacionit të policisë “Fijet”.

Njoftimi policisë  

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

/albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 10:32