Superhëna e korrikut, fenomeni spektakolar që ndriçoi qiellin në të gjithë botën (FOTO LAJM)

Superhëna verbuese e korrikut ndriçoi qiejt anembanë botës mbrëmjen që lamë pas, në një shfaqje spektakolare që të lë pa frymë.

E njohur gjithashtu si “Buck Moon”, fenomeni mbresëlënës hënor bëri që sateliti i Tokës të ishte më e madhe dhe më e ndritshme se çdo hënë tjetër e plotë gjatë këtij viti.

Ajo është pagëzuar si Superhëna pasi duket më e madhe se Hëna në ditë normale dhe shënon pikën në orbitën e saj ku është më afër Tokës.

Njerëzit që prisnin të shënonin një fragment të spektaklit qiellor nuk mbetën të zhgënjyer.

Vëzhguesit e yjeve mbetën të zhytur në bukurinë e saj, ndërsa la pas edhe një galeri fotosh spektakolare të shkrepura prej tyre në Londër dhe pjesë të tjera të Britanisë.

Dhe ishte e njëjta gjë në të gjithë botën me superhënën befasuese të dukshme pranë maleve Harz në Gjermani, por edhe në Greqi, Irak dhe Egjipt.


Shtuar 3.07.2023 09:46

Tags: