Gjykata e Kukësit ka vendosur masën “arrest shtëpie” për 57-vjeçarin, Xh.Sopaj, që regjistroi vajzën “inekzistente” dhe e shpalli të vdekur pas 19 vitesh, për të përfituar ndihmë ekonomike më të lartë.
Gjithashtu mësohet se mjeku i spitalit të Kukësit dhe sipërmarrësi i shërbimeve funerale do të vazhdojnë të procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Si e mashtroi 57-vjeçari shtetin për të përfituar ndihmë ekonomike
57-vjeçari nga Kukësi, sot baba i 4 fëmijëve, u arrestua nga policia, pasi në vitin 2002, kur ishte 36 vjeç dhe kishte vetëm 2 fëmijë, arriti të fusë në trungun familjar një fëmijë të tretë, një vajzë që nuk ekzistonte, vetëm për të përfituar ndihmë më të lartë ekonomike.
Në vitin 2021, kur fëmija inekzistent mbushi 19 vjeç dhe shteti nuk ofronte më ndihmë burri e shpalli të vdekur dhe e çregjistroi./albeu.com/